Si u privatizua kompleksi Partizani dhe ndikimi i dhëndrit të Berishës!

Në Rinas këtë mbrëmje u arrestua Jamarbër Malltezi dhëndri i Sali Berishës për aferën e privatizimit të ish klubit Partizani. Burime bëjnë me dije se është caktuar “detyrim paraqitje” edhe për Sali Berishën.

Urdhëri i arrestit është firmosur nga prokurori i SPAK, Arben Kraja. Në pranga është vënë dhe Fatmir Bektashit, ortak me Malltezin dhe ndertues i kullave ne ish-kompleksin Partizani. Ata akuzohen për pastrim parash dhe korrupsion.

“Privatizimi i këtij kompleksi ka nisur në 1996. Në atë kohë kryetari i kthimit të pronave ishte i caktuar nga Presidenti i asaj kohe, zoti Sali Berisha dhe trashëgimtarët pretendentë të pronës u njohën si ish-pronarë dhe ata kishin të drejtën, që nëse privatizohej një ditë prona shtetërore, kishin të drejtën e para-blerjes. Ose duhet të shpronësoheshin nga shteti sipas ligjeve në fuqi, duke marrë kompensim financiar. Pra ka nisur që nga 1996. Në atë kohë, duke qenë se ndërroi pushteti një vit më pas, trashëgimtarët pretendentë të pronës, ndërprenë çdo veprim dhe procedure ligjore për t’u kompensuar financiarisht apo për të kthyer pronën, duke qenë se në pushtet erdhi një parti tjetër, PS. Nuk menduan që PS do kishte një qasje pozitive ndaj tyre për të marrë pronën.

Sapo Sali Berisha u kthye në pushtet pas 8 viteve, në shtator të vitit 2005, 3 muaj pasi u kthye në pushtet nisën sërish procedurat për kthimin e pronës publike, ish-klubi Partizani në Tiranë. Procedurat kanë nisur nga një shkresë e ministrit të atëhershëm të Ekonomisë, Genc Ruli, i cili i kërkon ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu mendim për nisjen e procedurës së privatizimit. Kjo shkresë e Rulit ka marrë një konfirmim pozitiv nga Mediu dhe kjo është një nga arsyet që Mediu dhe Ruli janë thirrur ditët e fundit në SPAK, sepse kanë marrë pjesë me firmat e tyre në këtë procedurë, që është në fakt një operacion korruptiv me disa pika të errëta”, u shpreh zoti Doçi në Dritare TV./L.Fdritare.net

Related Posts

Viral “Man Arrested for Selling Meat” Headline Sparks Confusion

You stood frozen over the kitchen sink, dishwater dripping forgotten from your hands, as the headline glared back from your phone screen. “Man arrested in California for…

Breaking News: “The U.S. Launches the War…

Recent tensions between the United States and Iran have escalated to a point where military force has been used, leading to significant global concern. According to multiple…

Beloved pizza chain s closes all US locations and files for bankruptcy after 50 years

For generations, Gina Maria’s Pizza was more than a slice; it was a ritual. From Minnetonka to Eden Prairie, families marked moves, reunions, and Friday nights with…

IRAN SHOCKED THE WORLD AGAIN!

Iran used a modified Khorramshahr ballistic missile in its intermediate long-range strike toward Diego Garcia (the joint U.S.-UK military base in the Indian Ocean) What shocked the…

BREAKING: 3 police officers shot at gas station while they were hav…See more

BREAKING NEWS 3 Police Officers Shot at Gas Station Three police officers were shot at a gas station earlier today while they were on a short break….

They Just Found A Person Wrapped In Sheets In P…See More

In the early hours of the morning, as the city was slowly waking up, residents of a quiet neighborhood were confronted with a discovery that disrupted the…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *