Vaj Ulliri Ekstra i Virgjër – Treguesi i Rëndësishëm në Produkt që Shumë Njerëz Ende e Injorojnë

Të zgjidhni një produkt të mirë në market dhe të njihni cilësinë e tij, është diçka e rëndësishme për sigurinë e shëndetit tuaj.

Kur bëhet fjalë për të zgjedhur një vaj ulliri cilësor, një tregues i rëndësishëm që duhet marrë parasysh në etiketën e tij, është ajo që ka të bëjë me vitin e vjeljes së ullinjve, me të cilin më pas bëhet vaji.

Kjo gjë lidhet ngushtë me cilësinë e vajit të ullirit, pasi edhe në rastet kur është ruajtur në kushte optimale, në më pak se 2 vjet produkti fillon të humbasë vlerat.

Edhe pse kjo datë e rëndësishme shpesh mungon në etiketë, AgroWeb.org ju njeh më tej me disa të dhëna që duhet të shihni në etiketë, që do t’ju ndihmojnë të zgjidhni një produkt cilësor ose të paktën t’ju ndihmojë të jeni të vetëdijshëm rreth zgjedhjes tuaj.

Informacioni në etiketë
Disa nga informacionet që duhet të raportohen në etiketë krahas vlerave ushqyese, janë: emri i produktit, origjina, kategoria e vajit, data e afatit minimal të ruajtjes, kushtet e ruajtjes, emri i kompanisë dhe adresa.

Në shumë produkte, shpesh viti i vjeljes së ullinjve nuk vendoset, dhe kjo mund të paraqesë një rrezik.

Afati minimal i ruajtjes së një vaji ulliri ekstra të virgjër është në përgjithësi 18 muaj, që nis që nga momenti i mbushjes së produktit, e jo nga vjelja, presimi dhe përpunimi.

Në mungesë të këtij fakti, rritet edhe rreziku që të gjesh një produkt të vjetër dhe jo të ruajtur në mënyrën e duhur.

I njëjti vaj, kushte të ndryshme?
Po, në market ekziston mundësia që të keni në duar dy shishe me kushte konservimi relativisht të ndryshme, por me të njëjtin vaj brenda.

Ku tek njëra mund të jetë vaji i sapo përpunuar, ndërsa tjetra mund të jetë i njëjti vaj, por që është hedhur në shishe disa javë më vonë.

Le të marrim një shembull praktik.

Nëse në 12 tetor 2022, një vaj prodhohej dhe shishej në të njëjtën ditë, 18 muajt do të fillonin nga 12 tetor 2022 (duke mbërritur kështu në prill 2024).

Nëse një pjesë e të njëjtit produkt, pasi është ruajtur për muaj të tërë, do të shitej më 10 shtator 2023, numërimi do të fillojë pikërisht nga ai moment.

Pra tek i njëjti vaj, por me kushte të ndryshme shitje, mund të jenë zbehur disa nga cilësitë tipike të një vaji ulliri ekstra të virgjër.

Si të mbroheni nga ky rrezik?
Shinini në etiketet e vajit të cilin konsumoni nëse është shënuar viti i prodhimit (i cili detyrimisht duhet të jetë) dhe në këtë mënyrë do të jeni të sigurt që po konsumoni vaj të këtij viti.

Related Posts

Viral “Man Arrested for Selling Meat” Headline Sparks Confusion

You stood frozen over the kitchen sink, dishwater dripping forgotten from your hands, as the headline glared back from your phone screen. “Man arrested in California for…

Breaking News: “The U.S. Launches the War…

Recent tensions between the United States and Iran have escalated to a point where military force has been used, leading to significant global concern. According to multiple…

Beloved pizza chain s closes all US locations and files for bankruptcy after 50 years

For generations, Gina Maria’s Pizza was more than a slice; it was a ritual. From Minnetonka to Eden Prairie, families marked moves, reunions, and Friday nights with…

IRAN SHOCKED THE WORLD AGAIN!

Iran used a modified Khorramshahr ballistic missile in its intermediate long-range strike toward Diego Garcia (the joint U.S.-UK military base in the Indian Ocean) What shocked the…

BREAKING: 3 police officers shot at gas station while they were hav…See more

BREAKING NEWS 3 Police Officers Shot at Gas Station Three police officers were shot at a gas station earlier today while they were on a short break….

They Just Found A Person Wrapped In Sheets In P…See More

In the early hours of the morning, as the city was slowly waking up, residents of a quiet neighborhood were confronted with a discovery that disrupted the…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *